METEOR-ALB është themeluar si një kompani tregtare private . Aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 2005, si një kompani distribucioni në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 18 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot METEOR-ALB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me zgjerim të shpejtë në rajon. Portofoli i EUROLAB sot, numëron mbi 1,000 marka premium ndërkombëtare.
Thelbi i biznesit është Importi, Distribucioni, Shitja me fokus në kanalet e Tregtisë On/Off si dhe ato moderne: KA and E-commerce. Operon në fushën e supermarketeve aktualisht me tre njësi shitje.